Llixhat e Peshkopisë drejt privatizimit, banorët në protestë

Privatizimi ka prekur edhe llixhat në Peshkopi, të cilat menaxhohen nga banorët e zonës dhe janë ndoshta e vetmja punë që u siguron jetesën dhe i mban të lidhur me vendin.

Për lajmin lidhur me privatizimin e llixhave që i jep ato tek një firmë private për shfrytëzim kanë protestuar banorët.

Sipas banorëve vendimi i Këshillit të Bazenit Ujor Drin – Bunë i datës 11 . 12 . 2018 , do të prekte mijëra banorë që jetesën e kanë me shfrytëzimin e llixhave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banorët janë shprehur dyshues se në këtë mes ka afera korruptive dhe sipas tyre është anashkaluar çdo lloj konsultimi publik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dibranët kanë paralajmëruar se në rast të mos ndërprerjes së procedurave do të përshkallëzojnë protestën.

Gjithashtu nën akuzën për ndihmë me procedura fiktive. banorët kanë përfshirë edhe Bashkinë me Prefekturës Dibër.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?