Lloj i ri droge nga Shqipëria?
Para pak ditësh, gazeta turke “Daily Sabah” në një artikull investigues, vuri theksin te trafiku i lëndëve narkotike Shqipëri-Turqi. Në shkrim u nda shqetësimi se si një lloj droge e re, që sipas medias turke, Shqipëria e ka si vend origjine, po konsumohet nga të rinjtë e që është e rrezikshme.
Konsulata e Përgjithshme në Stamboll e ka përgënjeshtruar këtë lajm, dhe në një letër të dërguar të përditshmes “Daily Sabah” përgënjeshtron këtë lajm.
”Në artikull bëhet një paralelizëm mbi zëvendësimin e drogës sintetike “bonzai” me një drogë të re të quajtur “skunk” (marijuana gjenetikisht e modifikuar), e cila, sipas artikullit nënkupton Shqipërinë si vend të origjinës.
Cilësimi i Shqipërisë si baza kryesore e furnizimit të marijuanes për tregun turk është një fakt i rëndë, duke pasur parasysh se faktet e sipërmendura e përjashtojnë këtë pretendim. Po ashtu, një tjetër fakt i deformuar që paraqisni është se “drogërat të cilat nuk i keni përcaktuar se cilat janë, mbërrijnë nga vendet e Europës nëpërmjet Shqipërisë”.
Në të gjitha raportet e autoriteteve turke diplomatike, policore apo shtetërore, asnjëherë nuk është pretenduar një fakt i tillë. Kjo është hera e parë që bëhet një akuzë e tillë. Si mund të jeni në dijeni, sasia e vetme e kapur prej 1,1 ton në Bodrum mendohet nga autoritetet policore turke që mund të ketë ardhur nga Shqipëria. Duke pasur parasysh statistikat e sipërmendura (147 ton në vitin 2016, nga të cilët vetëm 1.1 ton supozohet të ketë ardhur nga Shqipëria dhe rastet e ndalimit dhe procedimit në tremujotrin e parë te vitit 2018), vlerësojme se nuk është Shqipëria burimi kryesor i kanabisit në Turqi”, thuhet në letrën e Konsullatës.
”Skunk” zëvendëson ”bonzai”
“Skunk” u konfiskua nga autoritetet tek banda e Met Kananit, ose Met shqiptarit. Banda shqiptare u kap marsin e kaluar, ku policia ishte duke mbikëqyrur një dërgesë prej 1.1 ton ”Skunk” nga Mula në Stamboll. Shqipëria është një nga bazat primare të shtëpive për këtë lloj kontrabande.
KOHA JONË SONDAZH

