Lloje të ndryshme drogërash në festival. Arrestohen 3 persona në Lezhë
3 persona u arrestuan në Lezhë, pasi u kapën duke konsumuar lëndë narkotike gjatë një festivali që po mbahej në Lezhë.
Policia njofton se ka arrestuar 22-vjeçarin nga Maqedonia e Veriut, me iniciale E.F., 25-vjeçarin nga Kosova me iniciale A.K. dhe 39-vjeçarin me iniciale S.K.
Gjatë kontrollit të dyshuarve iu gjet kokainë, ekstazi dhe canabis sativa.
Njoftimi i policisë:
Në vijim punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në kuadër të masave për garantimin e rendit e sigurisë gjatë një festivali, shërbimet e Policisë bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontrolle në automjete dhe persona që lëviznin për të hyrë në vendin ku zhvillohej festivali.
Si rezulat i kontrolleve, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:
E.F., 22 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, S.K., 39 vjeç, lindur në Tiranë e banues në Amerikë dhe A.K.,25 banues në Kosovë
dhe u proceduan penalisht shtetasit B.A., 30 vjeç, banues në Australi, A.A., 22 vjeç dhe M.M., 26 vjeç, banues në Shkup, Maqedonia e Veriut.
Këtyre shtetasve, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të llojit kokainë, ekstazi dhe canabis sativa.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.