Lobimi i PD-së me para ruse, Rama: Demokratët e përdorin si gur për të ”vrarë” njëri-tjetrin
Në lidhje me çështjen e lobimit të Partisë Demokratike me para ruse kjo për kohën kur kryetar ishte Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama e cilëson si një “gur” që demokratët po e përdorin për të goditur njëri-tjetrin.
“Kjo çështje është kthyer në skenën politikeë jo për të bërë transparencë, por për tu përdorur si gurë i radhës për tu vrarë mes tyre.
Njerëzit që i vunë gjoksin në atë kohë Bashës, sot flasin për kompjutera të zhdukur. Çështjen e investigon prokuroria, provat janë aty dhe çështja është aty. Sot është dita për ti kërkuar ndjesë, Ballës, Spiropalit dhe Braçes”.