“Lobimi”, Rama: Do ta zbardh ngjarjen! Strazimiri: Kjo deklaratë shqetësuese, ai po bën prokurorin!

I ftuar në studion e Fax News, deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri ka folur për çështjen e ditëve të fundit të kontratave të lobimit të PD pranë presidentit Trump.

Strazimiri ka theksuar se është problematike deklarata e kryeministrit të vendit, Rama, i cili ka thënë se do ta zbardhë çështjen e Lulzim Bashës. Sipas Strazimirit, kryeministri është duke marrë atributet e Prokurorisë dhe kjo është e shqetësuese.

Një kryeministër që premton se do të zbardhë çështjen, duke u vendosur në vend të prokurorisë është një alarm për demorkacinë tonë, sidomos kur edhe sapo përuruam drejtësinë e pavarur me tym.

Swiss Digital Desktop Reklama

Logjika është kjo sipas revistës ultrasocialiste, meqënëse presidentin Trump nuk e ka zgjedhur populli amerikan por ndërhyrja ruse, kështu që kush do të takojë presidentin Trump duhet të kalojë nga rusët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë nuk  besoj se Trump është zgjedhur nga rusët, ka influencë rusët.

Bilalin kur e kanë arrestuar FBI, e ka arrestuar për konspiracion kundër SHBA.

Deputeti Strazimiri u shpreh se i gjithë ky debat është i stisur nga Rama dhe e ndihmon kryeministrin të mbulojë diskutimin për çështjen e kapjes së 613 kilogram kokainë në Maminas të Durrësit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?