Lobimi rus? Analisti Andi Bushati: Nuk shitet Basha për aq para
Analisti Andi Bushati thotë se nuk ka fakte për të vërtetuar një lobim rus në PD. Për të dyja palët, edhe ata të Berishës edhe ata të Bashës janë duke bërë teatër në një kohë që të gjithë ishin në PD në 2018 kur u publikua kjo çështje.
”Revista amerikane në 2018, thotë janë dhënë 650 mijë dollarë në 3 pagesa, një nga të cilat 150 i ka paguar përmes një kompanie guaskëm të tjerat janë para të PD.
Pra nuk ka fare rusë. Pra, e gjithë afera e madhe e fluksit të parave të Putinit për të destabilizuar rajonin për 150 mijë dollarë. Që këtu afera shfryhet dhe e gjitha ka të bëjë me luftën tonë politike”, tha Bushati në “Euronews Albania”.