“Lobimi rus”, Zbardhet vendimi i Gjykatës: Nuk ekziston fakti penal

Zbardhet vendimi i gjykatës së Tiranës që pushoi procesin për falsifikim ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, ish-sekretari të përgjithshëm të PD, Arben Ristani dhe financierit Ilir Dervishi të akuzuar për falsifikim formularësh për çështjen e lobimit rus.

Në 41 faqe vendim thuhet se nuk ekziston fakti penal. Sipas hetimit gjyqësor ka rezultuar se PD s’ka pasur kontratë lobimi me kompaninë “Biniada Trade”.

Sipas gjykatës kontrata e Nick Muzin me “Biniada Trade” s’ka lidhje me interesa të ndonjë partie politike.
Gjykata arsyeton se Nick Muzin deklaron se 500 mijë dollarë i ka marrë nga PD dhe 150 mijë nga “Biniada trade”, por ky deklarim i tij nuk provohet me dokumente dhe për rrjedhojë s’mund t’i nënshtrohet vlerësimit të Gjykatës.

Në vendim thuhet se mes Muzin dhe PD nuk ka kontratë edhe as akt marrëveshje shoqëruese ndaj për këtë arsye, gjykata vlerëson se fakti penal nuk ka ekzistuar asnjëherë ndaj edhe ka vendosur pushim e çështjes.

SHKARKO APP