Loja elektronike me dronin Autochthonous rikthen sherrin mes shqiptarëve dhe serbëve

“Një dron që valëvit flamurin Autochthonous ka humbur rrugën në një stadium futbolli. Tani çmenduria fillon…” thuhet në përshkrimin e lojës të publikuar nga programuesi i saj.

Lojtarët e lojës fitojnë pikë në qoftë se e mbajnë dronin lartë në ajër pa i dhënë mundësinë lojtarëve të veshur me një fanellë të kuqe, që i ngjason fanellës së kombëtares serbe, që ta kapin atë.

Pikë shtesë jepen kur futbollisti kërcen për ta kapur flamurin dhe nuk e arrin atë.

Ndeshja e luajtur më 14 tetor në Beograd midis Shqipërisë dhe Serbisë për fazën kualifikuese të kampionin Europian që do të mbahet në 2016 në Francë, u ndërpre në minutën e 41-të, pasi një dron fluturoi mbi stadium duke mbajtur një hartë të ‘Shqipërisë së Madhe’ të mbuluar me një flamur shqiptar dhe me portretet e dy baballarëve themelues të Shqipërisë, Ismail Qemali dhe Isa Boletini.

Kërcimi i futbollistit serb Stefan Mitroviç për të kapur banderolën u pasua nga një përleshje mes dy skuadrave, kur lojtarët shqiptarë ia rrëmbyen banderolën Mitroviçit.

Përleshja u kthye në sherr kur një grup huliganësh serbë zbritën në fushë dhe goditën lojtarët shqiptarë, duke e shtyrë arbitrin britanik Martin Atkinson të pezullojë ndeshjen. Rezultati qe 0:0 në atë moment.

Videot dhe fotografitë tregojnë tifozë serbë duke sulmuar futbollistët shqiptarë me grushte dhe shkelma dhe lojtarët serbë që përpiqen t’i mbrojnë ata.

Tifozët serbë hodhën gjithashtu fishekzjarrë dhe çakmakë ndaj lojtarëve shqiptarë ndërsa këta të fundit u larguan nga fusha. Një prej lojtarëve shqiptarë u godit nga një huligan që pati dalë në fushë.

Pas publikim të lojës, faqja e aplikacionit në ‘Google Play Store’ është transformuar në një arenë debati midis shqiptarëve dhe serbëve, që ndajnë mendime shumë të ndryshme për aplikacionin por edhe për atë që ndodhi gjatë ndeshjes së ndërprerë në Beograd.

“Tepër lojë e mirë. Jam krenar që jam shqiptar,” shkruan Blend Sulejmani.

“Loja ma e mirë .. Shqiptar me zemër,” shton Petrit Braha.

“Serbët do të plasin kur ta shohin këtë lojë, hahahaha,” shkruan Shkodran Abazi.

Ndryshe nga shqiptarët, komentuesit serbë nuk e kanë mirëpritur lojën, duke u ankuar që administruesit e ‘Play Store’ nuk duhet ta kishin lejuar që loja të publikohej.

“Duke qeshur me të madhe, ndjej keqardhje për shqiptarët dhe administratorët e ‘Play Store,” shkruan Luka Ilic. “Si është mundur që keni qenë dakord që kjo lojë të postohej?” pyet ai.

BIRN

SHKARKO APP