”Loja” në Ministrinë e Jashtme u paralajmërua

Një ditë pas dekretimit në presidencë si ministër i Jashtëm, kryeministri Edi Rama i delegoi sot kompetencat zv.ministrit, Gent Cakaj.

Megjithatë, ditët e fundit pati zëra se me shumë mundësi pranoi të merrte përsipër ‘de juro’ postin e kryediplomatit por ‘de fakto’ do t’ia delegonte dikujt tjetër, e konkretisht kandidaturës së propozuar që në krye të herës, Gent Cakaj.

Ishte ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo ai i cili më 14 janar e kishte paralajmëruar këtë lëvizje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rama përdori termin latin de juro, dhe jo de facto, pra vetëm nga ana formale do ta drejtoi ai Ministrinë, por në të vërtetë dikush tjetër do të kryej detyrat operative të përditshmërisë. Unë besoj se ky person ka mundësi të jetë vetë Gent Cakaj”, tha Milo në studion e ‘A2’.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?