Lojë dramatike Kroaci-Rusi, me penallti eliminohen rusët
Mario Fernandez, një lojtar me origjinë braziliane, ka barazuar në 2-2 në minutën e 115 rezultatin në sfidën Rusi-Kroaci.
Teksa janë duke u luajtur minutat e fundit të kohës shtesë prej 120 minutash, gjithçka është e hapur.
Rusia shënoi e para, por avantazhi nuk zgjati shumë, pasi Kramaric i është përgjigjet Cheryshev, duke barazuar shifrat.
Denis Cheryshev ishte autori i golit të parë të ndeshjes në minutën e 31, duke kaluar të zotët e shtëpisë në avantazh. Por festa e tyre ka zgjatur vetëm 8 minuta, pasi Kramaric e shfrytëzoi në maksimum një asist në zonë të Mandzukic, duke e dërguar topin në rrjetë.
Në fund me penallti fiton Kroacia.
KOHA JONË SONDAZH

