Lojë fjalësh për “dashnorin”, Shkëlzen Berisha replikën me Ramën për Grida Dumën

 

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkelzen Berisha ka reaguar sot ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama në Kuvend. Rama tha se kandidatja e PD, Grida Duma nuk është banore e Durrësit, por rri me qera tek daja e saj. Ndërsa Shkelzen Berisha i kujton kreut të qeverisë, se gjatë kohës që ishte kryetar Bashkie flinte ne Pezë.

Postimi i plotë i Shkëlzen Berishës në FB

“Daja i Grides dhe Dashnori i Rames

Me fjalorin qe i shkon më shume për shtat Rama sulmoi sot Grida Dumen meqë paska bujtur tek daja e saj gjatë fushatës që po bën në Durrës duke thënë:

"Ka të drejtën e vet t'i japë qeranë dajës , të flerë me kalamajtë e Dajës ose poshtë krevatit të Dajës"

Mbase nuk e ka pasur me të keq, pasi edhe kur ishte kryebashkiak, por banonte në Pezë, ka pasur nderin t'i jepte qeranë Dashnorit, të flinte me fëmijët e Dashnorit, poshtë ose sipër krevatit të Dashnorit. Dhe të mendosh që kjo histori nuk ka zgjatur 60 ditë, por me vite.

P.S behët fjale për Dashnor Pezën në shtëpinë e të cilit Rama ka kaluar vitet e fundit të beqarisë dhe moshës së dytë”.

SHKARKO APP