Lojëra fati në lokal, arrestohet pronari 18-vjeçar dhe 4 personat që po luanin
Policia e Kurbinit ka arrestuar një 18-vjeçar, i cili është pronari i lokalit që e kishte kthyer në dispozicion të lojërave të fatit. Në pranga ra Bruklin Halili, si dhe katër persona Fabio Halili, 20 vjeç, Marsel Kasmi, 29 vjeç, Dritan Shupli, 30 vjeç dhe Valdano Murati, 31 vjeç, të gjithë banues në Laç.
Të pestë këta shtetas u kapën në flagrancë, në lokalin në pronësi të 18-vjeçarit në Fushë Milot, teksa vinin baste sportive, me celularë, dhe luanin lojëra fati me letra. Nga ky ambient u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 11,300 lekë, celularë dhe letra bixhozi.
Të rinjtë do të hetohen për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
KOHA JONË SONDAZH

