Lojëra fati të paligjshme dhe përdornin kokainë, në kërkim dy pronarë të një lokali në Malësinë e Madhe

Dy persona janë shpallur në kërkim për organizim të lojërave të ndryshme të fatit dhe për përdorim të kokainës në Malësinë e Madhe.

Një 34-vjeçar dhe një tjetër 19-vjeçar nga fshati Pjetroshan, Malësi e Madhe, kishin përshtatur lokalin në pronësi të tyre për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit dhe për përdorim të lëndëve narkotike.

Një 43-vjeçar tjetër po hetohet në gjendje të lirë pasi u kap në ambientet e këtij lokali. Sekuestrohen një tavolinë për lojën “Poker”, 6 makineta për lojëra fati, sende që shërbenin për këto lojëra, një sasi lënde narkotike kokainë, një fishek armësh imituese dhe 1 celular.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vijon puna për kapjen e 2 bashkëpronarëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?