“Lojërat e Fatit”, Balla: Me procedurë të përshpejtuar
Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në seancën e kësaj të enjte, ka kërkuar që ndryshimet në ligjin për lojërat e fatit të kalojnë me procedurë të përshpejtuar.
Nga foltorja e Kuvendit, Balla i ka bërë thirrje edhe deputetëve të opozitës që të kthehen në Kuvend për të miratuar ndryshimet e kërkuara.
Në përfundim të fjalës së tij, Gramoz Ruçi ka hedhur në votimin kërkesën e Ballës, duke e kaluar me procedurë të përshpejtuar pr/ligjin për Lojërat e Fatit me 74 vota pro.
KOHA JONË SONDAZH

