“Lojërat e fatit nuk u mbyllën, u shumëfishuan”

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë Rama dhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se kanë shumëfishuar numrin e pikave të basteve në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat, deputetja demokrate Jorida Tabaku thotë se ndryshe nga sa qeveria tha për mbylljen e pikave të basteve, ka ndodhur e kundërta.

“Sot në Tiranë ka më shumë lojëra fati dhe kazino, sesa dyqane ushqimore dhe librari”, tha deputetja Tabaku.

Sipas PD, shtimi i pikave të bastit në Tiranë ka ndodhur gjatë operacionit “Fund marrëzisë”. Deputeti, Enkelejd Alibeaj akuzoi ministri Xhafaj se u ka dhënë mbështetje politike kompanive të basteve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?