Lojërat e fatit, Xhafaj: Të mbyllen të gjitha

 

“Çfarë problemi ka që ta pengojë qeverinë të vendosë një moratorium për lojërat e fatit e t’i mbyllë plotësisht ato? Vetëm kështu mund t’i disiplinojmë lojërat e fatit”.

Ky ka qenë propozimi i deputetit Fatmir Xhafaj, sot në komisionin parlamentar të Ligjeve, teksa u vendos për shtyrjen edhe me një vit të procesit të zhvendosjes së tyre në periferinë e kryeqytetit. 

Por  Zv.Ministrja e Financave Irena Beqiraj, e pranishme në komision për të raportuar mbi draftin, tha se një masë e tillë do të ishte ekstreme dhe do të largonte nga puna mijëra persona.

“E kemi diskutuar, por tashmë është industri e ngritur që punëson disa njerëz. Nëse do të vendosim moratorium do të ishte një vendimmarrje ekstreme. Është një industri botërore joshqiptare. Lojërat e fatit janë edhe në Evropë dhe me këtë projektligj duam ta kthejmë nga plagë sociale në mjet argëtimi, ta disiplinojmë me ligj. Ka rreth 5600 të punësuar”- tha Beqiraj.

SHKARKO APP