Lokale, apartamente dhe depozita me mijëra euro, shkarkohet nga detyra ish-prokurori i Krimeve të Rënda

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra prokurorin Blerim Tominaj. Tominaj ishte prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, ndërsa më herët ka shërbyer si prokuror edhe te Krimet e Rënda.

Ai nuk ka mundur të kalojë “filtrat” e Vettingut, për shkak të problemeve me pasurinë.

Gjatë seancës dëgjimore, KPK ngriti dyshime se prokurori Tominaj kishte mungesë burimesh të ligjshme financiare për dy lokale, dy apartamente, si dhe depozita bankare në vlerë mijëra euro.

SHKARKO APP