Lokalet e natës, biznesi që po drogon rininë shqiptare
Manjola Bregasi.
Kokaina dhe kanabisi prishën mbrëmjen e djeshme shijen e festave të shfrenuara në lokalet e natës në bllok. Pas një operacioni të koduar “Chaos Party ” që rezultoi me kontrolle të policisë në lokalet më të njohura në kryeyqtet, 11 persona përfunduan nën pranga, për shpërndarje dhe përdorim të lëndëve narkotike, ndërkohë që 29 të tjerë janë marrë për verifikim.
Ambjente të njohura, vende që mund t’i kemi frekuentuar të gjithë janë kthyer sot në “strehëza” ilegale të hashashit dhe kokainës me target kryesisht të rinjtë.
“Lollipop”, “Folie” dhe “Pepper Lounge” kanë qenë mbrëmjen e djeshme në vëmendjen e policisë së Tiranës dhe kanë rezultuar me një bilanc jo të vogël të personave të implikuar në shpërndaje dhe konsumim të drogës.
Kamerierë, menaxherë e madje edhe pronarë lokalesh, që të ardhurat e e tyre nuk i mbështesin në biznesin e deklaruar, por në shitjet e paligjshme të lëndëve narkotike tek të rinjtë dhe adoleshentët, që me sa duket janë klientët më të lehtë për t’u arritur.
Shifrat e mbrëmshme të aksionit të policisë janë të frikshme, po të kuptosh që gjithcka ka ndodhur vetëm brenda një nate. Ndërkohë 2 kanacet e inoksit (për ngrohjen e lëndës narkotike) apo tubat plastikë për thithjen e saj, tregojnë se asgjë nuk është rastësore në këto lokale, që tashmë janë përshtatur në ambjente për shpërndarjen dhe shitjen e narkotikëve.
Jo më larg se 30 ditë më parë emisioni “Opinion” e trajtoi këtë fenomen problematik dhe tashmë prezent në shumë nga lokalet e natës, ndërkohë që edhe Opinion.al, ka patur një qëndrim konkret për këtë fenomen, të cilin duket se nuk është e vështirë ta identifikojë kushdo që frekuenton jetën e natës.
Skena të tilla, të konsumimit dhe shitjes së narkotikëve, kaq hapur do të kishin lënë gojëhapur madje edhe personazhet e filmit “Narcos”.
Edhe më problematik në gjithë këtë histori bëhet fakti që lëndët narkotike dhe pijet alkoolike u shërbehen të rinjve nën moshën 18 vjec duke rrezikuar seriozisht edhe jetën e tyre.
Jemi koshientë që histori të tilla nuk i përkasin vetëm Shqipërisë, por tashmë përphapja dhe prania e fenomenit po bëhen problematike, me përfundime të cilat po i shohim të gjithë.
Mbjellja e hashashit në të gjithë Shqipërinë, papunësia e gjithë problemet sociale të shqiptarëve nuk janë cështje që përligjin veprime të tilla, që për fat të keq po helmojnë një brez të tërë, në një kohë kur pronarët dhe menaxherët e lokaleve mendojnë thjesht si do të pasurohen.
Le të jenë 11 të arrestuarit e mbrëmshëm, vetëm fillimi i një histori që të gjithë e presim të ketë një “happy end”, ne një kohë kur “aroma” e hashashit ndjehet thuajse në cdo rrugë të Tiranës.
Drogë në lokalet e njohur të Bllokut, arrestohen 11 persona , ja emrat
Opracioni i koduar si “Chaos Party ” ka arrestuar në flagrancë mbrëmjen e djeshme 11 persona për shpërndarjen dhe përdorimin e lëndëve narkotike në lokalet e natës, ndërkohë që 29 të tjerë janë shoqëruar për verifikim.
Specialistët e Seksionit të Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Skuadrën Shqiponja, të Polcisë së Tiranës, gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë kontrolle në lokalet e natës së Kryeqytetit, konkretisht tek “Lollipop”, “Folie” dhe “Pepper Lounge”.
Në një njoftimin zyrtar të policisë, thuhet se ne këto lokale dyshohej që menaxherët e tyre krijonin kushtet e nevojshme për klientët e tyre që të konsumonin lëndë të dyshuara narkotike, lëndë të cilat shpërndaheshin nga stafi ose shpërndarës që hiqeshin si klient të këtyre lokaleve.
Shtetasit e arrestuar nga Policia e Tiranës, janë:
1. Andri Buxhuku, 46 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit “Folie”, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.
2. Geri Pogoni, 29 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit “Folie”, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.
3. Elton Murati, 34 vjeç, banues në Tiranë, “Klient tek Folie” – Shpërndarës i lëndëve narkotike.
4. Dorjan Plaku, 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ” Klient tek Folie” – Shpërndarës i lëndëve narkotike.
5. Oltion Bekteshi, 36 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit “Pepper Lounge”, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.
6. Erjon Dobi, 24 vjeç, banues në Tiranë, “Klient tek Pepper Lounge” – Shpërndarës i lëndëve narkotike.
7. Redi Roshi, 25 vjeç, banues në Tiranë, përdorues i lëndëve narkotike.
8. Ermir Papadhimitri, 30 vjeç, banues në Tiranë, përdorues i lëndëve narkotike.
9. Emiljano Llupo, 22 vjeç, banues në Tiranë, Staf kamarier i lolalit “Pepper Lounge”, Shpërndarës i lëndëve narkotike.
10. Filip Fermanis, 31 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit “Folie”, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.
11. Arlind Kozeli, 36 vjeç, banues në Tiranë, DJ dhe bashkëpronar i lokalit “Folie”, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.
I proceduar në gjendje të lirë shtetasi:
12. Elvis Lufi, 36 vjeç, banues në Tiranë, përdorues i lëndëve narkotike.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– 5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt “Kokainë”
– 3 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt “Cannabis Sattiva”
– 20 aparate telefonike të markave të ndryshme
– 2 kanaçe inoksi (për ngrohjen e lëndës narkotike, me mbetje lëndë të dyshuar narkotike)
– 4 tuba plastik
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.