Lokalet e natës nën kontroll policor

Kontrolle te shumta jane zhvilluar edhe nga Shqiponjat e Patrullat e Pergjithshme në lokale nate, pika të lojërave të fatit por dhe automjete.

Janë kontrolluar 6 lokale nate “Tallava”.

3 Pika te lojërave te fatit.

87 automjete, ku janë kontrolluar gjithë personat qe udhëtonin ne këto automjete kryesisht te rinj për armëmbajtje pa leje e lënde narkotike.

Janë shoqëruar për verifikim 37 persona.

Kontrollet ne rruge

Kontrollet policore kanë pasur si objekt kryesor kontrollet për përdorimin e pijeve alkoolike duke përdorur dragerin si dhe matjen e shpejtësisë me Radar në qendrat e banuara dhe jo vetëm.

Si rezultat i kontrolleve me aparatet alkoolmatës në dy ditët e fundjavës janë testuar më shumë se 800 drejtues mjetesh. Janë angazhuar 60 forca policie te komisariatit rajonal dhe 7 specialistë shërbimesh.

Shifrat

Si rezultat i kontrolleve u bë arrestimi ne flagrancë i 10 drejtueseve të automjeteve.

Pezullimi i lejes se drejtimit për 36 drejtues mjetesh,

22 raste janë ndëshkuar për komision,

si dhe janë bllokuar 12 automjete.

Më konkretisht:

8 drejtueseve të mjeteve të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur mbi masën 0,5%.

U pezulluan 16 leje drejtimi, pasi drejtuesit e mjeteve u konstatuan nën ndikimin e alkoolit në masën 0,3-0,5% .

Konstatuar me shpejtësi tej normave të lejuara matur me radar në qytet dhe në autostradë 20 drejtues mjetesh të cilëve iu pezullua leja e drejtimit.

Të arrestuar pasi janë konstatuar duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi 2 shtetas.

Konstatuar pa dokumentacion të rregullt dhe ndëshkuar për komision 22 raste ( semafor+ kontroll teknik + xhama të zinj)

Te konstatuar si mjete debitor 12 mjete , ku më pas është bërë ndalimi administrativ i mjetit.

SHKARKO APP