Lokali në Tiranë u kthye për përdorim dhe shitje të kokainës

Një lokal në Tiranë ishte kthyer në një vend të përdorimit dhe shitjes së kokainës, ndaj dhe pronari 42-vjeçar është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Bujtina”.

Blutë bëjnë me dije se shtetasi L.E, kishte përshtatur lokalin për përdorim dhe shitje të lëndës narkotike kokainë, e si pasojë ka përfunduar pas hekurave.

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative se një shtetas kishte përshtatur lokalin në pronësi të tij për përdorim droge dhe se mbante armë zjarri dhe armë të ftohta në banesë, specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, kanë finalizuar operacionin policor “Bujtina”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi: L. E., 42 vjeç, banues në Tiranë”,-njofton policia.

SHKARKO APP