Lokali si fjetore, banorët: Rama vjen dhe ikën natën si hajdut

Banorët në Vorë kanë gjetur strehë pranë një biznesi, 6 ditë pas tërmetit shkatërrues. Fjetja në të ftohtë dhe stola për ta është e vështirë, ndaj kërkojnë një përgjigje sa më të shpejtë nga autoritetet se çfarë do të bëhet me ta dhe shtëpitë e tyre, janë ato të sigurta për të jetuar apo jo.

“Shtëpia e ka dalë jashtë përdorimit, janë shembur muret. Nuk ka ardhur njeri të shikojë brenda, vetëm jashtë strukturën. Kjo mund të zgjasë shumë 1 vit, 2. Brenda nuk hyjmë dot po nuk u rregullua. Po flejmë në stola këtu, na u bënë brinjtë copa. Nuk shtyjmë dot një vit në stol, 1 muaj apo 2 mund të durojmë. Nuk ka ardhur njeri, as batanijë. Kam një plak 90-vjeç, e kam nisur dje në Vlorë. Këtë batanije e kam marrë nga shtëpia. Të sjellin ndonjë batanije, ndonjë dyshek, ushqim, mjek se jemi me tension”.

Ata shprehen se Rama vjen natën dhe ikën natën si hajdut. ”Çfarë kryeministri është ai? Qeveria është për popullin. Duam të dimë çfarë do bëjnë me shtëpitë, do ti ndërtojnë apo do ti shkatërrojnë. Të sqarojë popullin, është për të jetuar më siguro, nuk është më gjej vend”. Në Vorë ka edhe mjaft banorë të tjerë që kanë mbetur pa banesa. Dëme ka pasur si në shtëpi private ashtu dhe në pallate. Shumica e qytetarëve janë akomoduar te të afërmit e tyre.

SHKARKO APP