Lombardia tani si Wuhani kur shpërtheu epidemia, Mjekët kinezë: Mbyllni gjithçka të shpëtoni jetë
Lombardia është një ndër zonat më të prekura të Italisë nga Koronavirusi. Dje numri i personave të infektuar arriti në 17 713, numri i viktimave 1959 e 3488 janë pacientë të shëruar.
Një grup ekspertësh mjekësor nga Kina ndodhen atje për të dhënë eksperiencën e tyre dhe për të ndihmuar Italinë në luftën kësaj pandemie që ka goditur kaq fort shtetin fqinj.
Në një konferencë për median, me presidentin e rajonit të Lombardisë Attilio Fontana zv/presidenti i Kryqit të kuq kinez, Sun Shuopeng u shpreh se nuk janë ende masat shtrënguese të forta dhe se duhet mbyllur gjithcka.
Lombardinë e krahason me Ëuhanin 2 muaj më parë epiqendrën e shpërthimit të koronavirusit.
“Ajo që po përjetoni ju sot është ajo që kemi përjetuar ne në Wuhan epiqendra e shpërthimit të koronavirusit, 2 muaj më parë. Ka një numër të madh të infektuarish, të spitalizuar dhe që kanë vdekur. Gjë e mirë është se ne po lëvizim drejt një sitemi ndërkombëtar të menaxhimit të kësaj sëmundjeje. Forcimi i masave të karantinimit e bën më të lehtë identifikimin e personave të cilët janë të ekspozuar dhe që duhet të marrin një mjekim më të mirë. Në qytetin e Wuhan një muaj pasi qyteti u mbyll, dhe u karantinua totalisht, që spitalet mundën të trajtojnë pacientët dhe të reduktojnë kështu numrin e personave si dhe të ulet piku i patologjisë.
Tani po zbuloj shumë probleme. Masat nuk janë ende aq shtrënguese. Personat nuk po vënë maska, ka shumë njerëz në rrugë, darka dhe festa në hotele, dhe mbi të gjitha transporti publik është ende i hapur. Unë besoj se në luftën kundër COVID-19 nuk duhet të jetë vetëm qeveria dhe stafi mjekësor por cdo qytetar. Në këto moment duhet të ndaloni cdo aktivitet ekonomik dhe të ndërpreni cdo lëvzije. Teë gjithë njerëzit duhet të qëndrojnë në karantinë në shtëpi.Cdo kush duhet të jetë gati të mbrojë jetën, sepse jeta e njerëzve tanë është më e rëndësishmja tani. Nuk kemi një zgjidhje të dytë përpara jetës “ u shpreh zv/presidenti i Kryqit të kuq kinez, Sun Shuopeng
Në Lombardi kanë mbërritur një grup prej 7 doktorësh, teknikë dhe infermierë nga Shangai si dhe 20 ton material mjekësore.