Lord Des Browne vlerëson Mediun: Ishte koha kur Shqipëria u anëtarësua në NATO

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, mori vlerësime nga Lord Des Browne (Desmond Henry Browne, ish- sekretari i Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar), gjatë fjalës së tij ditën e enjte në Dhomën e Lordëve, duke kujtuar Samitin e Londrës që zoti Mediu bashkë-drejtoi në Londër me Lordin Des Brownes qershorin e kaluar.

Në fjalën e tij në Dhomën e Lordëve, parlamentari i lartë britanik, Lordi Des Brownes, duke iu rikthyer rëndësisë dhe impaktit që pati ky samit, theksoi se vizita e politikanëve nga Ballkani Perëndimor në Samitin e Londrës për Sigurinë në Ballkanin Perëndimor, bëri që ambasadorë dhe përfaqësues të Asamblesë Parlamentare të OSBE, deputetë të Britanisë së Madhe, por edhe nga vende të tjera evropiane, të kthenin sytë dhe të bashkëpunonin me njëri-tjetrin, më mirë se çdo të kishin bërë në vende apo takime të tjera.

“Unë marr pjesë në shumë takime Euro-Atlantike në fushën e sigurisë. Një angazhim të tillë të parlamentarëve tanë, unë gjykoj se na motivon që të japim akoma më shumë përparësi në politikën tonë të jashtme problematikave që vendet e Ballkanit Perëndimor hasin në drejtim të çështjeve të sigurisë” theksoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lordi Des Browne u kujtoi të pranishëmeve gjatë takimit të sotëm në Dhomën e Lordëve se në takimin e qershorit, të gjithë vlerësuan se zakonet dhe kulturat lokale e kanë bashkuar rajonin më shumëse sa çështjet që i ndanin njerëzit dhe vendet nga njëri-tjetri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke iu rikthyer edhe një herë rolit të zotit Mediut në Samitin e Londrës të mbajtur në qershor, Lordi Des Brownes solli në kujtesë se për herë të parë u takua me zotin Mediu, kur ai ishte Sekretari i Shtetit për Mbrojtjen në Mbretërinë e Bashkuar dhe zoti Mediu ishte Ministër Mbrojtje në Shqipëri.

“Ishte koha kur Shqipëria u anëtarësua në NATO. Në atë kohë, kishim kontakte të shpeshta dhe vazhdojmë t’i mbajmë ato. Pikërisht edhe Samiti i Londrës mbi Sigurinë në Ballkanin Perëndimor ishte një ide dhe organizim i zotit Mediu, të cilin unë e pranova me shumë kënaqësi ta bashkë-drejtoj” u shpreh Lordi Des Brownes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?