Lorenc Shehu emërohet në krye të Forcave Speciale RENEA

Një ditë më parë u largua nga detyra me firmën e Ardi Veliut, shefi i Forcave të RENEA-s, Vasillaq Sota. Edhe pse motivet e largimit të Sotës nuk janë bërë të ditura, mësohet se në vend të tij është emëruar Lorenc Shehu.

Ky i fundit ka një karrierë të gjatë si drejtues në Policinë e Shtetit. Shehu ka mbajtur detyrën e shefit të Strukturës Speciale Operacionale. Ndërsa deri në 2013-ën, Lorenc Shehu ka qenë drejtor i Policisë së Tiranës.

Më herët ai ka mbajtur edhe detyrën e Komandantit të FNSH-së. Gjithashtu, Lorenc Shehu është ndër efektivët e Policisë së Shtetit të cilët mbetën të lënduar në protestën e opozitës në 27 maj, ku pati incidente dhe tensione përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?