Lorik Cana: Krenar për këta çuna, por duhet të qendrojmë me këmbë në tokë
Duke folur për Super Sport, Cana ka thënë se lojtarëve u mbeti peng që nuk arritën dot të fitonin.
“Ajo që më kënaq më shumë është se ekipi luan mirë, prodhon lojë bën raste dhe e pamë edhe këtë ndeshje.
Jam krenar për këta çuna dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugë.
Jam i kënaqur që po përmirësohemi, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, sepse nuk mund të shpallemi kampionë Europe menjëherë. Duhet të ecim përpara.
Pengu im traversa? Jo peng, më mbeti fakti që nuk fituam, sepse ekipi luajti mirë dhe të gjithë duhet të jenë krenarë për këta djem”, tha Cana.
Ndërsa Emir Lenjani u shpreh se:
“Zhvilluam një ndeshje të mirë, kishim besim në aftesite tona në fushë.
Rezultati për në ështe shume i mirë.
Franca ka lojtarë të mëdhenj, por vendos gjithmone fusha, aty tregohen cilësitë.”
Ndërkohë, edhe Herolind Shala, mesfushori i talentuar shqiptar, u shpreh i lumtur për debutimin me kombëtaren kuqezi.
22-vjeçari deklaroi se ishte një ëndërr për të të debutonte dhe të luante me fanellën e Shqipërisë, theksoi se ishte një moment i jashtëzakonshëm.
KOHA JONË SONDAZH

