Lot dhe dhimbje në ”Rrugën e Luleve”, 18-vjeçarin e v*anë gabimisht për një vajzë

Lot dhe dhimbje në ”Rrugën e Luleve” në Shkozë, atje ku ka pllakosur heshtja. Dyert e mortit janë hapur në familjen Dervishi. Ata përcollën në banesën e fundit këtë pasdite birin e vetëm Aurelion, 18-vjeç faji i vetëm i të cilit ishte se ndodhej në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar. ”Molla e sherrit” ka qenë një vajzë, e cila dikur ishte lidhur me shokun e viktimës dhe më pas kishte nisur një marrëdhënie me një djalë tjetër.

Dervishi në momentin e përplasjes ka qenë me personin që ka konflikt dhe një shokun e tij. Mësohet se ata janë ndeshur në rrugë me agresorët dhe ka nisur konflikti fizik. Duke qenë se viktima ishte i fuqishëm fizikisht nuk e kanë mundur me grushte, e kanë goditur me thikë në zemër.

Të arrestuarit janë Fensis Shehu, 20-vjeç, dhe tre të mitur nga Farka. Dyshohet se ishte 15-vjeçari, njëri nga 4 të shoqëruarit që qëlloi me thikë viktimën. Vajza e dyshuar si ”molla e sherrit” ishte në makinë me 18-vjeçarin, i cili mbeti viktimë.

Në shtëpinë e viktimës ka pllakosur zia. ”Aurelio ka qenë djalë shumë i mirë. I qëndronte larg sherrit dhe bënte shumë për shoqërinë. Pasi mbaroi gjimnazin punonte me të atin, bënin punime elektrike. E takuam gjysmë ore para ngjarjes. Ishte pasagjer në një makinë Ishte i qetë. Nuk e pamë me kë ishte i shoqëruar”, thanë miqtë e viktimës.

SHKARKO APP