“Lotari shqiptare” për amerikanët në Washington

Çdo vit qytetarët shqiptarë aplikojnë për të përfituar nga një program emigrimi që është në fuqi prej disa vitesh.

Por nga ky vit, Ambasada shqiptare në Uashington ka ofruar për amerikanët një Lotari shqiptare ku në kuadrin e Passport DC, Xhiroja e Botës përmes Ambasadave, Ambasada shqiptare hap dyert për shtetasit amerikanë.

Mes qindra amerikanëve të interesuar, fati këtë herë ishte me Yvonne, e cila do të udhëtojë drejt Shqipërisë mikpritëse gjatë kësaj vere në një paketë 10 ditore në Adriatik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga 5 maji deri tani, Ambasadën shqiptare në Uashington e kanë vizituar më shumë se 4 mijë e 500 vizitorë të cilët jo vetëm vizituan dhe u njohën me historinë e Shqipërisë, por kanë pasur mundësi te festojnë me e kërcejnë valle tradicionale shqiptare e po kështu të provojnë ushqime tradicionale shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Programi zgjat një muaj dhe ai synon të prezantojë bashkësinë diplomatike në Uashington së bashku me kulturën e traditat e larmishme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?