Lotaria Amerikane, ambasada e SHBA-së bën njoftimin e rëndësishëm
Aplikimet për Lotarinë Amerikane vijojnë, ndërsa ditën e sotme ambasada e SHBA-ve në Tiranë jep një udhëzim për qytetarët shqiptarë që duan të aplikojnë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ambasada njofton të interesuarit që pas aplikimit të ruajnë numrin e tyre të konfirmimit në mënyrë të tillë që më pas kur të dalin përgjigjet, të kontrollojnë statusin e tyre.
“Po planifikoni të aplikoni për Lotarinë Amerikane 2022? Ruani numrin tuaj të konfirmimit. Do t’ju duhet për të kontrolluar statusin e aplikimit tuaj. Lexoni udhëzimet e plota këtu: http://ow.ly/gfK650BFqrt”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Regjistrimet për programin e Lotarisë Amerikane 2020 do të jenë të hapura nga data 7 tetor 2020 deri më 10 nëntor.