Lotaria amerikane/ Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve: Kujdes nga faqe të rreme dhe mashtrimet!

Teksa na ndajnë 5 ditë nga mbyllja e afatit përfundimtar të aplikimit për lotarinë amerikane, vjen një mesazh nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë. Kjo e fundit përmes një postimi në ‘Facebook’ iu bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes kur të kontrollojnë statusin e tyre.

Sipas ambasadës, DVProgram.state.gov është e VETMJA faqe zyrtare për të aplikuar në Lotarinë Amerikane.

“DVProgram.state.gov është e VETMJA faqe zyrtare për të aplikuar në Lotarinë Amerikane dhe për të kontrolluar statusin tuaj! Kini kujdes nga faqe të rreme dhe mashtrime të lidhura me programin e Lotarisë Amerikane.”, shkruan ambasada amerikane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Regjistrimet për programin e Lotarisë Amerikane 2020 do të jenë të hapura deri më 10 nëntor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?