Lotaria Amerikane, aplikuan rreth 100 mijë shqiptarë

 

Plot 100 mijë aplikime nga Shqipëria me 198.625 persona kanë plotësuar formularin e Lotarisë Amerikane.

Shifra komunikohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, sipas të cilit, asnjëherë sa gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur kaq shumë aplikantë.

Konkretisht sipas tij, në vitin 2015 janë realizuar rreth 27 mijë aplikime më shumë se në vitin 2014 dhe 76 mijë aplikime më shumë se në vitin 2013.

Teksa viti me më pak aplikime ka qenë pikërisht 2011-ta, i cili përkon me vitin e parë të heqjes së vizave nga zona Shengen për Shqipërinë.

 

SHKARKO APP