Lotaria Amerikane, ja çfarë ju bën fitues!
Për ata që aspirojnë të bëhen amerikanë dhe që nuk kanë familje në SHBA, një punëdhënës për t’i sponsorizuar, apo që nuk janë refugjatë, ajo që njihet si lotaria e vizave, është e vetmja mundësi. Pas rihapjes së aplikimeve për t’u kualifikuar mjafton vetëm një diplomë e shkollës së mesme ose disa vjet përvojë pune.
Në vitin 2015 Shtetet e Bashkuara lëshuan 48.097 viza shumëllojshmërie, nga një total prej 531.463 vizash emigrimi. Fituesit e lotarisë aktuale do t’i marrin vizat e tyre gjatë vitit fiscal 2019, që shtrihet nga 1 tetori 2018 deri më 30 shtator 2019.
Por çfarë kërkon konkretisht Amerika?
Një arsim të shkollës së mesme apo ekuivalentin e tij, përkufizuar si përfundim me sukses i 12 viteve edukim të plotë zyrtar 9-vjeçar dhe i mesëm;
Dy vjet përvojë pune brenda pesa viteve të kaluara në një punësim që kërkon të paktën 2 vjet trajnim ose eksperiencë për ta ushtruar.
Për të përcaktuar nëse përvoja e punës kualifikohet për lotarinë, mund të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës: O*Net OnLine.
Nëse i referohemi bazës së të dhënave të Departamentit Amerikan të Punës, në zonat 4 dhe 5 janë listuar më shumë se rreth 400 përvoja pune të cilat kualifikohen për programin e Lotarisë Amerikane.
Klikoni KËTU
KOHA JONË SONDAZH

