Lotaria amerikane, shpallen fituesit

Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli fituesit e Programit të Vizave Emigruese të Diversitetit 2022, i njohur gjithashtu si “Lotaria e Green Card” (kliko këtu për linkun). Nga ky program përfitojnë mbi 55,000 njerëz në vit, veçanërisht nga vendet me nivele më të ulëta të imigracionit në SHBA.

Programi i këtij viti ka marrë kuptim të ri, për shkak se Presidenti Joe Biden hoqi kufizimet e vendosura nga ish-Presidenti Donald Trump. Në vitin 2017, Trump ndërmori një seri veprimesh që synojnë të ndalojnë individët nga vendet me shumicë myslimane të vijnë në Shtetet e Bashkuara.

Sipas të dhënave të Departamentit të Shtetit, dhjetëra mijëra aplikantë për viza emigrante, përfshirë aplikantët e vizave të diversitetit, u refuzuan vizat në vitet fiskale 2017, 2018 dhe 2019 nën politikën e administratës Trump.

SHKARKO APP