Lotaria Amerikane, Shqipëria shënon rekord me aplikimet

Dihet që Shqiptarët janë ndër aplikuesit më të mëdhenj të Europës për Lotarinë Amerikane. 367 mijë shqiptarë kanë aplikuar, dhe kjo shifër e frikshme tregon qartë dëshirën e madhe për t’u larguar nga Shqipëria, për një jetë më të mirë dhe më me shumë të ardhme.

Me kalimin e viteve, shifrat vetëm sa janë rritur duke treguar gjendjen e vërtetë ekonomike në Shqipëri. Sipas të dhënave rezulton së në vitin 2016, kanë aplikuar 266 mijë shqiptarë. Në vitin 2017 kanë qenë më shumë 315 mijë që kanë aplikuar.

Ndërsa 2018 ka thyer çdo rekord duke aplikuar plot 367 mijë shqiptarë. Shqipëria është një ndër vendet me numrin më të madh të aplikimeve në raport me popullsinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?