Lotaria, fluks aplikimesh për pasaportë
Lotaria Amerikane është një mundësi e mirë për ata që duan të largohen nga vendi, kur vala e azil është shtuar. Pasaporta, si një kriter i ri në vend të kartës së identitetit ka bërë që të shtohet edhe fluksi i aplikimeve për këtë dokument.
Fillimi i aplikimeve ka bërë që qindra qytetarë në Korçë t’u drejtohen kryesisht njësive që ofrojnë këtë shërbim studiot fotografike janë të parat që reklamojnë këtë mundësi ndërsa ndryshe nga sa ka ndodhur çdo vit shumë prej personave të interesuar për të plotësuar formularin e kanë patur të pamundur pikërisht për shkak të pasaportave.
Kjo ka bërë që shumë prej tyre e kryesisht të rinjtë të drejtohen pranë zyrave të aplikimit për tu pajisur me pasaportë në mënyrë që të mos e humbin shansin për të qenë pjesë e kësaj lotarie. Në Korçë, pranë zyrës së Aleat, për pasaportë llogariten 130-150 aplikime mesatarisht çdo ditë, një fluks i shtuar ky prej 2 tetorit kur edhe nisi faza e aplikimeve për këtë lotari.