Loti 1 i Unazës së Madhe, ARRSH shpall fituesin për supervizimin e punimeve që s’kanë nisur ende

Pavarësisht se tenderi i lotit të parë të Unazës së Madhe, që u përfshi në skandalin e falsifikimit të dokumenteve nga kompania DH Albania, nuk është rihapur për të zgjedhur kompaninë e re që do të kryejë punimet, Autortiteti Rrugor Shqipatr tashmë ka shpallur kompaninë fituese që do të bëjë mbikëqyrjen e tyre.

Sipas njoftimit zyrtar, tenderi me vlerë 15 mln lekë është fituar nga kompania “A & E Engineering”, ndërkohë që objekt i kontratës do të jetë pikërisht supervizioni i punimeve, që gjithsesi nuk kanë nisur ende. Deri më tani gara për këtë segment të unazës së madhe është “pezull”, për sa kohë institucionet kanë deklaruar se po rishikohet projekti me qëllim përmirësimin e tij e më pas ai do të konsultohet edhe me banorët që preken nga implementimi i tij.

Megjithatë, edhe tenderi i supervizimit të punimeve nuk ka kaluar pa probleme, duke qenë se zanafilla e tij është që në shtator të vitit të kaluar, kohë kur u hap edhe gara për ndërtimin e unazës. Kjo pasi, ai u ankimua pranë Komisionit të Prokurimit Publik nga kompania Illyrian Consulting Engineers.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për  këtë procedure, fillimisht KPP vendosi të pranojë ankesën e operatorit, por një ditë më pas, ka bërë një korrigjim të vendimit të mëparshëm, duke vendosur mospranimin e tij. Ndërtimi i unazës së madhe është i ndarë në 3 lote, ndërsa kosto totale e tyre arrin në rreth 40 mln euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?