LSI ankimon ne KQZ rezultatin e bashkisë Vorë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën ankimore që kundërshton rezultatin për kryetar të bashkisë Vorë.

Ankimimi i LSI-së kërkon shpalljen të pavlefshëm të rezultatit në këtë zonë zgjedhore, pasi, sipas saj, në disa qendra votimi ka pasur votues fiktivë. Në zgjedhjet e 21 qershorit në bashkinë Vorë, në përfundim të numërimit të votave, fitues rezultoi kandidati i koalicionit të djathtë Fiqiri Ismaili. Ismaili fitoi me rezultat të ngushtë kundrejt kandidatit të koalicionit të majtë, Luan Sallaku, i propozuar nga LSI. Situata parazgjedhore në Vorë u shoqërua me tensione, pas akuzave të LSI-së ndaj kandidatit Ismaili për shtim fiktiv të listave të votuesve në këtë zonë zgjedhore.

SHKARKO APP