LSI Berat, Nonaj: Pushteti lokal të ndërhyjë në akset e bllokuara nga bora
Mjeku i njohur, Blenard Nonaj kandidatura e LSI-së në qarkun Berat dhe rrethin e Skraparit për zgjedhjet e 25 prillit, nisur nga situata me reshjet e borës që kanë zbardhur edhe këtë qark, përmes një postimi në facebook i bën thirrje pushtetit lokal që të marrë masa të menjëhershme. Për të banorët e zonave të bllokuara nga bora, për Nonaj nuk duhet që të vijojnë të jetë të izoluar.
”I bëj apel të gjithë autoriteve të sigurojnë pa humbur kohë ndërhyrjen në akset e bllokuara, veçanërisht në rrethin e Beratit dhe Skraparit, në mënyrë që banorët e këtyre zonave të mos jenë të izoluar, por të kenë aksesin e nevojshëm për të përballuar këtē situatë të pazakontë”,-shkruan Nonaj.
Postimi i plotë
Situata e rreshjeve të dëborës kërkon domosdoshmërinë e ndërhyrjes dhe angazhimit të menjëhershëm të autoriteteve qendrore dhe lokale për garantimin e qarkullimit pa probleme në akset e rrugëve të të gjithë Qarkut Berat. I bëj apel të gjithë autoriteve të sigurojnë pa humbur kohë ndërhyrjen në akset e bllokuara, veçanërisht në rrethin e Beratit dhe Skraparit, në mënyrë që banorët e këtyre zonave të mos jenë të izoluar, por të kenë aksesin e nevojshëm për të përballuar këtē situatë të pazakontë.