LSI denoncon betonizimin e Durrësit, Leka: “Rilindja” zhbën historinë, mbulon me beton trashëgiminë e të parëve tanë

Anëtarja e Kryesisë së LSI Durrës, Rexhina Leka akuzon qeverinë dhe sektin kriminal të “rilindjes” për betonizimin e babëzitur të Durrësit duke zhbërë historinë dhe duke mbuluar me beton trashëgiminë e të parëve tanë.

Teksa publikon dhe pamjet nga ky proces masakrues betonizimi, Leka shprehet se zemërimi i durrsakëve e mbarë shqiptarëve po kapërcen kufijtë.

““Rilindja” e babëzitur betonizoi Durrësin, qytetin me vlerat më të rralla arkeologjike, dhe Tiranën, zemrën e Shqipërisë.

“Rilindja” zhbën historinë, mbulon me beton trashëgiminë e të parëve tanë, prish siluetin identifikues të Durrësit, Tiranës dhe qyteteve të Shqipërisë.

Ka shkatërruar identitetin e qyteteve tona, vetëm për beton, kulla, dhe përfitime të veta dhe të oligarkëve të saj.

“Rilindja” na shkatërroi Durrësin, emblemat e kryeqytetit tonë, dhe ngriti kulla në të gjithë Shqipërinë.

Ne nuk do rrimë duarkryq. Zemërimi i durrsakëve e mbarë shqiptarëve po kapërcen kufijtë.

Të shporrim “Rilindjen” më 25 prill e të ruajmë ato vlera që kanë mbetur ende”, shprehet Anëtarja e Kryesisë së LSI Durrës, Rexhina Leka.

SHKARKO APP