LSI denoncon mashtrimin e “Rilindjes”, Vojo Bregu: Një pasaportë – një votë dhe hipokrizia si mënyrë jetese

Lëvizja Socialiste për Integrim denoncon mashtrimin e radhës të “rilindësve” të udhëhequr nga Edi Rama lidhur me heqjen e pasaportave diplomatike të ekipit kombëtar të Futbollit që e ngjiti Shqipërinë në majën e futbollit evropian 5 vite më parë.

Kandidati i LSI-së për deputet në Qarkun e Tiranës, Vojo Bregu, teksa publikon dokumentet zyrtare shprehet se vesi i del me shpirtin.

“Mashtrimi i Rilindjes, një pasaportë – një votë dhe hipokrizia si mënyrë jetese.

Ministrja Olta Xhaçka nuk na kurseu as kësaj here postimin patetik të radhës mbushur me fjalë si mirënjohje, krenarë, dinjitet etj.

Ajo që në fakt nuk është e dinjitetshme është mënyra si ministrja dhe Rilindja në përgjithësi trajtojnë çdo çështje si emergjencë PR të cilës i përgjigjen me të pavërteta.

Kjo shkresë e vërteton faktin se pasaporta diplomatike futbollistëve të kombëtares u është hequr sepse “nuk cilësohen si kategori që gëzojnë të drejtën për pajisje me pasaporta diplomatike”.

Ironia është se shumë nga këta futbollistë, përfshirë ish trajnerin De Biasi, nuk kanë nevojë për këtë privilegj pasi vazhdojnë karrierat e tyre pavarësisht pasaportës diplomatike, ama ky rast simbolizon më së miri mentalitetin rilindas të benefiteve në këmbim të nënshtrimit. Edhe në ditët e fundit, kjo qeveri bën çdo gjë që ka në dorë për t’u hakmarrë.

Vesi del me shpirtin”, shprehet kandidati i LSI-së për deputet në Qarkun e Tiranës, Vojo Bregu.

Mashtrimi i Rilindjes, një pasaportë – një votë dhe hipokrizia si mënyrë jetese.

Ministrja Olta Xhaçka nuk na kurseu as…

Pubblicato da Vojo Bregu su Venerdì 2 aprile 2021

SHKARKO APP