LSI denoncon pamjet me parkimet, Bixha: Taksistët ndodhen pa asnjë vendqëndrim

Sekretarja Organizative e LSI-së, Eriona Bixha ka denoncuar me pamje situatën kaotike në Tiranë sa i përket vendqëddrimeve të taksistëve.

Bixha shprehet se ndërsa ata aaguajnë të gjitha taksat ku përfshihet edhe ajo e vendqëndrimit, por Bashkia e Tiranës nuk ju siguron asnjë kusht pune, përveç zhvatjes së atyre të ardhurave që sigurojnë.

Reagimi Eriona Bixhas

Tek Bulevardi Zogu I të gjithë taksistët që kanë ushtruar aktivitetin për më shumë se 25 vjet në këtë vend, sot ndodhen pa asnjë vendqëndrim.

Erion Veliaj i ka lënë këta taksistë dhe familjet e tyre në mes të katër rrugëve.

Paguajnë të gjitha taksat ku përfshihet edhe ajo e vendqëndrimit, por Bashkia e Tiranës nuk ju siguron asnjë kusht pune, përveç zhvatjes së atyre të ardhurave që sigurojnë.

Ata sot kërkojnë të trajtohen me dinjitet, t’ju sigurohet një vendqëndrim dhe t’ju sigurohet një konkurrencë e ndershme.

SHKARKO APP