LSI denoncon skandalin, Bregu: Një kostumografe në Ministrinë e Bujqësisë?
Lëvizja Socialiste për Integrim denoncon skandalin në Ministrinë e Bujqësisë, e cila në organigramën e saj ka çelur një sektor të veçantë që ka të bëjë me propagandën “rilindëse”, ku së fundmi ky institucion që drejtohet nga Milva Ekonomi ka përfshirë edhe vende pune si kostumografe pranë Ministrisë.
Denoncimi në fjalë vjen nga Koordinatori i LSI-së në Vorë, Vojo Bregu i cili publikon dhe dokumentin zyrtar për këtë çështje, ndërsa thekson se çdo ministri ka në organigramë një sektor të dedikuar për Teatrin propagandistik.
Në këtë kuadër Bregu ironizon duke thënë se një ushtri aktorësh janë në shërbim të kllounadës “Rilindje” për të na mbushur mendjen se patatja është edhe bukë edhe gjellë.
Reagimi i Koordinatorit të LSI-së
Një kostumografe në Ministrinë e Bujqësisë?
Sigurisht që po. Çdo ministri ka në organigramë një sektor të dedikuar për Teatrin propagandistik. Madje mund të themi që Teatri u prish për t’u spostuar në ministri. Kostumografë, skenaristë, suflerë, montazhierë, figurantë. Nje ushtri aktorësh në shërbim të kllounadës Rilindje për të na mbushur mendjen se patatja është edhe bukë edhe gjellë.
P.S. foto majtas emërimi i kostumografes. Foto djathtas, është puna e parë e saj. Ministrja me kostum popullor nga zona e saj elektorale.