LSI Durrës/Elezi: 25 prilli është pranvera e rinisë shqiptare, Rilindja na prangosi

Klevi Elezi, anëtar i Kryesisë së LSI Durrës, thotë se rinia do të jetë ajo që do sjellë fitoren e madhe më 25 prilli. Elezi studion për Shkenca Politike, ku teksa thotë se 25 prilli është pranvera e rinisë shqiptare, i bën një thirrje studentë që të marrin fatet e tyre në dorë. ”Të tregojmë që asnjë diktaturë nuk mund të vrasë shpresën tonë. Të tregojmë se Shqipëria ka forcë dhe zë. Është koha t’i rikthejmë vendit demokracinë dhe ta drejtojmë vendin për në Europë e jo në izolim siç e prangosi “Rilindja”. 25 Prilli është pranvera shqiptare, është pranvera e rinisë. Është pranvera e ëndrrave tona. Për një Shqipëri më të mirë. Për një Shqipëri si gjithë Europa”,-shkruan ai në facebook.

Postimi i plotë

Rinia do sjellë FITOREN E MADHE të 25 prillit. Edhe pak ditë na ndajnë nga referendumi kombëtar i 25 prillit. Një referendum që do të risjellë shpresën, drejtësinë e një populli dhe demokracinë e Shqipërisë, shtëpisë sonë.
25 prilli është pranvera e rinisë shqiptare. Prandaj të rinjtë duhet të marrin pjesë në votime për të përcaktuar të ardhmen e tyre, për një arsim më cilësor, mundësi punësimi, dhe për t’u mos larguar më për shkak të varfërisë por për ta ndërtuar të ardhmen këtu.

Vota është forca e një populli. Është e drejta e rinisë, zëri ynë dhe qeverisja jonë. Ftoj të gjithë të rinjtë, bashkëmoshatarët e mi, që sot më shumë se kurrë duhet të bashkohemi për Shqipërinë. Çdo votë sjell ndryshimin. Ne jemi ata që vendosim! Një thirrje për të gjithë studentët: ju jeni elita e së ardhmes. Studentë, ka ardhur koha të marrim në dorë drejtimin e Shqipërisë.

Të tregojmë që asnjë diktaturë nuk mund të vrasë shpresën tonë. Të tregojmë se Shqipëria ka forcë dhe zë. Është koha t’i rikthejmë vendit demokracinë dhe ta drejtojmë vendin për në Europë e jo në izolim siç e prangosi “Rilindja”. 25 Prilli është pranvera shqiptare, është pranvera e rinisë. Është pranvera e ëndrrave tona. Për një Shqipëri më të mirë. Për një Shqipëri si gjithë Europa.

SHKARKO APP