LSI Durrës/Guri takon gratë e qytetit: Do ti japin shuplakën më 25 prill ”Rilindjes”, vrau shpresën e një populli

Drejtuesja politike e LSI-së Durrës, Elona Guri është takuar me zonja të nderuara të qytetetit bregdetar që janë afruar pranë LSI-së. Në mesazhin e saj, Guri thotë se gratë dhe vajzat, do ti japin shuplakën sektit të “Rilindjes”, që për të vrau shpresën e një populli.

Postimi i plotë

Me Xhinën dhe Meritën të cilat i bashkohen FITORES SË MADHE. Humbja e “Rilindjes” më 25 prill do jetë më e rënda në 30 vitet e fundit. Dita e çlirimit të Durrësit dhe mbarë vendit po afron. Gratë dhe vajzat, të rinjtë dhe të rejat, prindërit dhe pensionistët e Durrësit nuk mund ta pranojnë këtë varfëri, papunësi dhe korrupsion, ndaj më 25 prill do i japin shuplakën më të rëndë sektit të “Rilindjes” që vrau shpresën e një populli.

SHKARKO APP