LSI Durrës, Klevi Elezi: Diktaturat kanë frikë nga rinia
Anëtari i Kryesisë së LSI Durrës, Klevi Elezi ka komentuar situatën në vend, ku protestat nga rinia janë shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Sipas tij, kur shteti policor të merr jetën dhe të vret shpresën, sipas tij rinia proteston dhe zëri i saj e frikëson diktaturën. ”Diktaturat kanë frikë nga rinia”,-thotë Elezi përmes një postimi në facebook. Për të, rinia e ngre zërin sot që nesër të mos humbë një jetë tjetër.
Postimi i plotë
Rinia kërkon drejtësi për një jetë të vrarë dhe për miliona jetë shqiptarësh të marra peng. Kur rinia shtypet, largohet, neglizhohet dhe përçmohet ajo nuk hesht por reagon.
Kur shteti policor të merr jetën dhe të vret shpresën rinia proteston dhe zëri i saj e frikëson diktaturën. Diktaturat kanë frikë nga rinia.
Dhe kjo diktaturë e frikësuar përdor gaz lotsjellës dhe shkopa gome ndaj rininë sepse e di se prej saj do i vijë fundi. Rinia e ngre zërin sot që nesër të mos humbë një jetë tjetër. Që e nesërmja të mos jetë më e pashpresë. Rinia kërkon drejtësi për një jetë të vrarë dhe për miliona jetë shqiptarësh të marra peng.