LSI Durrës: Mos largoni shqiptarët e rininë, të largohet Rilindja
Lëvizja Socialiste për Integrim, dega Durrës, nëpërmjet anëtarit të kryesisë së saj, Klevi Elezi, ka reaguar lidhur me të dhënat alarmante të Institutit të Statistikave për largimin e shqiptarëve nga vendi.
Sipas këtyre të dhënave, vetë në 2019 u larguan 47 mijë shqiptarë, rreth 130 persona në ditë.
Në reagimin e tij, anëtari i kryesisë së LSI, Durrës, Klevi Elezi, bën thirrje që të mos largohen shqiptarët e rinia, por të largohet shkaku që sjell emigrimin masiv të shqiptarëve: Rilindja.
Më tej, Elezi shton: Duhet larguar “Rilindja.” Autorja e këtij shpopullimi. Më 2️⃣5️⃣ prill të largojmë sektin antishqiptar, antirini, antizhvillim të “Rilindjes” dhe ta bëjmë Shqipërinë Shtëpinë Tonë 🏡
Ta bëjmë Shqipërinë europiane.
Reagimi i plotë në Facebook:
Mos largoni rininë.
Të largohet “Rilindja.”
⭕️ 47 mijë shqiptarë u larguan nga vendi në vitin 2019.
⭕️ 130 persona në ditë.
⭕️ Pjesa më e madhe TË RINJ.
⭕️ 2.6% vetëm në një vit i shtohet numrit të emigrantëve në 30 vitet e fundit.
⭕️ Sipas Anketës së Forcës së Punës për vitin 2019, arsyeja kryesore e largimit nga Shqipëria është “Mundësi punësimi” me 83,7%.
⭕️ Varfëria, pasiguria, korrupsioni dhe standardi i ulët i jetesës janë faktorët kryesorë.
⭕️ Nuk duhen larguar shqiptarët. Nuk duhet larguar rinia.
Duhet larguar “Rilindja.” Autorja e këtij shpopullimi.
Më 2️⃣5️⃣ prill të largojmë sektin anti-shqiptar, anti-rini, anti-zhvillim të “Rilindjes” dhe ta bëjmë Shqipërinë Shtëpinë Tonë 🏡 Shtëpinë e Rinisë🌹
Ta bëjmë Shqipërinë europiane 🇦🇱 🇪🇺
Mos largoni shqiptarët.
Mos largoni rininë.
Të largohet “Rilindja.”⭕️ 47 mijë shqiptarë u larguan nga vendi në vitin…
Posted by Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës on Monday, December 21, 2020