LSI Durrës: Po largohet rinia, 70% e 20 vjeçarëve dëshirojnë të largohen nga vendi

Anëtar i Kryesisë së LSI Durrës, Klevi Elezi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se në Shqipëri po largohet rinia, 70% e 20 vjeçarëve dëshirojnë të largohen nga vendi.

“Një studim i ekspertëve Gëdeshi dhe King ka identifikuar se, 70% e 20 vjeçarëve dëshirojnë të largohen nga vendi. Shkaqet lidhen me një seri faktorësh sociale dhe ekonomike, me pasigurinë, papunësinë, cilësinë dobët të arsimit dhe standardet e jetesës”, shkruan në postim e tij.
Postimi i plotë:  
Po largohet rinia, 70% e 20 vjeçarëve dëshirojnë të largohen nga vendi.
Një studim i ekspertëve Gëdeshi dhe King ka identifikuar se, 70% e 20 vjeçarëve dëshirojnë të largohen nga vendi.
Shkaqet lidhen me një seri faktorësh sociale dhe ekonomike, me pasigurinë, papunësinë, cilësinë dobët të arsimit dhe standardet e jetesës.
Instituti Shqiptar i Statistikës ka raportuar se gjatë vitit të kaluar 25.5 për qind e të rinjve nga mosha 15 -24 vjeç as nuk ishin në shkollë dhe as në punë.
Studimi mbi të Rinjtë 2018-2019, i institutit Gjerman Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) tregon se potenciali për të emigruar në grupmoshën 15-29 vjeç është rreth 60%.
Dëshira e të rinjve për t’u larguar jashtë vendit është tejet e lartë.
Sipas barometrit të Ballkanit pjesa më e madhe e të pyeturve në Shqipëri, pa dallim moshe, raportojnë se do të dëshironin të jetonin larg vendit.
Në të gjithë numrin e emigrantëve shqiptarë sot në botë 46% e tyre janë nën 40 vjeç.
Kjo është një tragjedi kombëtare e cila duhet ndalur sa më parë.
Më 25 prill duhet të largojmë “Rilindjen” shkaktaren e kësaj tragjedie dhe t’i rikthejmë shpresën rinisë. Për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e rinisë.
Klevi Elezi
Shkenca Politike
Anëtar i Kryesisë së LSI Durrës

SHKARKO APP