LSI Durrës publikon faktet, Tahiri: Shitja e Portit të Durrësit, një megaskandal antikombëtar

Anëtari i LSI-së në Durrës, Gazmir Tahiri, thotë se shitja e Portit të Durrësit është një megaskandal antikombëtar.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri thotë se vendimi erdhi pas darkës të ministrave të qeverisë së Rilindjes në Dubai.

Përveçse autoritarizëm dhe korrupsion kjo është dashakeqësi dhe urrejtje kombëtare për ta fshirë nga harta një komb. Projektligji në fjalë nuk ka brenda transferim të aktiviteteve portuale në terminale të tjera gjersa ato të ndërtohen por thjeshtë ka dorëzim të nyjes ekonomike më esenciale të një kombi dhe zhvatje ndaj një qyteti si Durrësi me 400 mijë banorë, të cilët i mbajnë sytë tek ai port’‘,- shkruan Tahiri në facebook.

Më tej, Tahiri thotë se Durrësi e sheh “rilindjen” me neveri dhe me zemërim të madh, prandaj do ta largojë më 25 prill.

Postimi i plotë i Gazmir Tahirit në Facebook

Projektligji më absurd hartohet kundër durrsakëve dhe gjithë Shqipërisë pas një darke me 700 euro pjata.
Ky nuk quhet vetëm autoritarizëm dhe diktaturë, kjo është një shitje në tavolinë e portit, e Durrësit dhe e Shqipërisë.

Vendet e tjera projektojnë hapjen e një kanali të ri, Suezit, Kanal në Stamboll, projekte për kanale alternative nga gjiri i Akabasë për në Mesdhe ndërkohë që qeveria defiçente e “rilindjes” mbyll dhe heq nga harta të vetmen grykëdalje të mallrave dhe pasagjerëve në vendin tonë.

Përveçse autoritarizëm dhe korrupsion kjo është dashakeqësi dhe urrejtje kombëtare për ta fshirë nga harta një komb. Projektligji në fjalë nuk ka brenda transferim të aktiviteteve portuale në terminale të tjera gjersa ato të ndërtohen por thjeshtë ka dorëzim të nyjes ekonomike më esenciale të një kombi dhe zhvatje ndaj një qyteti si Durrësi me 400 mijë banorë të cilët i mbajnë sytë tek ai port. Durrësi e sheh “rilindjen” me neveri dhe me zemërim të madh do e largojë më 25 prill.

SHKARKO APP