LSI Durrës: Qeverisja e “rilindjes” ka falimentuar në sistemin universitar

LSI Durrës, përmes anëtarit të kryesisë së saj, Klevi Elezi, thotë se qeverisja e rilindjes ka falimentuar në sistemin universitar.

Në një postim në Facebook, Elezi shkruan se “gjatë viteve të fundit janë mbyllur me dhjetëra degë studimore dhe ka rënë ndjeshëm numri i studentëve. Në të gjitha universitetet e vendit u mbyllën me dhjetëra degë studimi dhe ra ndjeshëm numri i studentëve.”

Postimi i plotë në facebook:

Qeverisja e “rilindjes” ka shkaktuar faliment në sistemin universitar.
Gjatë viteve të fundit janë mbyllur me dhjetëra degë studimore dhe ka rënë ndjeshëm numri i studentëve.
Viti akademik 2019-2020 nisi me një bilanc të trishtë dhe 2020-2021 rezultoi edhe më i rëndë për sistemin universitar në Shqipëri.
Në të gjitha universitetet e vendit u mbyllën me dhjetëra degë studimi dhe ra ndjeshëm numri i studentëve.
Rënie drastike të numrit të studentëve ka patur në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.
Në këtë universitet janë mbyllur 11 degë, ndërsa disa të tjera janë hapur me një numër minimal studentësh.
Një numër më i vogël studentësh u regjistruan edhe në universitetet e Durrësit, Gjirokastrës dhe Tiranës.
Në Universitetin e Vlorës ranë drastikisht numri i regjistrimeve dhe u mbyllën 3 degë.
Në universitetin e Gjirokastrës u regjistruan vetëm 500 studentë duke shënuar kështu një rënie të regjistrimeve të studentëve.
Në matematikë, fizikë, teknologji informacioni dhe gjuhë e huaj italiane, nuk ka të regjistruar asnjë student.
Shumë pak prurje në degët e mësuesisë për shkak të mesatares të rritur nga ministria e Arsimit.
Degët më të preferuara janë: ekonomiku dhe infermieria, kjo për shkak të tregut të punës jashtë Shqipërisë, për t’i shërbyer të rinjve për t’u larguar nga vendi.
Studentët braktisën edhe universitetin e Shkodrës, zero regjistrime tek Fizika, drejt mbylljes dhe degët e mësuesisë.
Largimi i rinisë, emigracioni në shifra të larta po shkaktojnë zbrazjen e auditorëve të universiteteve dhe vendit. Kjo është një situatë e paprecedentë për vendin tonë.
Nëse vazhdohet me këto ritme dhe me politikat aktuale të arsimit, punësimit dhe zhvillimit nga ana e qeverisë universitetet shqiptare do përfundojnë bosh dhe sistemi universitar shqiptar do pësojë kolaps total.
“Rilindja” vetëm është tallur me studentët dhe kërkesat e tyre.
Asnjë prej pikave të kërkuara nga studentët nuk është plotësuar por vetëm janë shmangur e hedhur tej.
8 kërkesat e vazhdueshme të studentëve do të gjejnë zgjidhje vetëm nëse largojmë “rilindjen” rrënuesit e arsimit.
Rritja e buxhetit duhet me 5 % e PBB me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës si edhe trasparencë për buxhetin.
Gjithashtu, sistemi arsimor po shkatërrohet nga keqmenaxhimi dhe mospasja e standardeve Europiane.
Në Shkolla nuk gjënden kabinete për kryerjen e praktikave mësimore, nuk ka konvikte dhe ato ekzistuese janë jashtë standardeve, mungesë të librarive etj.
Mungon karta e studentit dhe vëmendja minimale ndaj nevojave të të rinjve që studiojnë.
25 prilli është një mundësi për rininë të ketë një arsim më të mirë.
Nuk duhet të lejojmë kurrë që një sekt korruptiv të na shkatërrojë edukimin dhe të ardhmen tonë.
Klevi Elezi
Shkenca Politike
Anëtar i Kryesisë së LSI Durrës

SHKARKO APP