LSI Durrës, Rexhina Leka: Më 25 prill, do të largojnë sektin shpopullues të Rilindjes

Anëtarja e Kryesisë së LSI-së Durrës, Rexhina Leka, thotë se Shqipëria po përballet në vijimësi me fenomenin e rrjedhjes së trurit. Për më tepër, ajo thekson se vendi po shpopullohet.

”Po largohen maturantët, studentët, bluzat e bardha dhe truri i Shqipërisë. 10 mijë maturantë u larguan jashtë vendit në vitin 2020. 15 herë më shumë se me ardhjen e sektit të “Rilindjes”. Shqipëria klasifikohet ndër vendet, që kanë numrin më të madh të studentëve për frymë të popullsisë në botë, që studiojnë jashtë vendit”,-shkruan Leka.

Në fund, Leka nënvizon se më 25 prill, do të largojnë sektin shpopullues të “Rilindjes” e t’i mundësojmë rinisë dhe profesionistëve një të ardhme të mirë në vendin e tonë.

Postimi i plotë

Po largohen maturantët, studentët, bluzat e bardha dhe truri i Shqipërisë. 10 mijë maturantë u larguan jashtë vendit në vitin 2020. 15 herë më shumë se me ardhjen e sektit të “Rilindjes”. Shqipëria klasifikohet ndër vendet, që kanë numrin më të madh të studentëve për frymë të popullsisë në botë, që studiojnë jashtë vendit.

Universiteti i Mjekësisë mbush auditorët me mjekë, me infermierë, të cilët sapo shkojnë, prioritet të parë kanë aplikimin në Gjermani dhe mësimin e gjuhës gjermane. Në çdo kafene apo çdo ambient shikon të rinj me libra të gjuhës gjermane. Kurset e gjuhëve kanë një shtim regjistrimesh jo vetëm nga të rinj por edhe mjekë dhe profesionistë të afirmuar.

Nxënës dhe studentë të ekselencës kanë të gjithë synimin për t’u larguar nga ky vend pasi trokasin për një vend pune por “Rilindja” u ka mbyllur dyert! ZERO vende të reja pune hapi sekti i “Rilindjes.” Figura të shquara të botës akademike nënvizojnë se fenomeni po merr përmasa shqetësuese, duke e kategorizuar atë si rrjedhje të trurit.  Ky fluks në rritje ka si shkak edhe rënien e cilësisë së arsimit të lartë në Shqipëri dhe mangësitë më tregun e punës.

Shqipëria po përballet në vijimësi me fenomenin e rrjedhjes së trurit. Dëshira për të emigruar ka prekur njerëz me përvojë dhe kualifikime të nivelit të lartë. Shqipërisë po i largohet truri. Po i largohet elita. Shqipëria po shpopullohet. Më 25 prill të largojmë sektin shpopullues të “Rilindjes” e t’i mundësojmë rinisë dhe profesionistëve një të ardhme të mirë në vendin e tonë.

SHKARKO APP