LSI, Durrës: Ujërat e ndotura në Porto Romano të rrezikshme për banorët. Kamera e rilindjes tregon vetëm projektet në 3D
Zëvendësskryetari i LSI, Durrës, Bujar Dhima, ka denoncuar gjendjen katastrofike të ujërave të ndotura në zonat e Ish-kënetës dhe Porto Romanos, që po rrezikojnë jetën e banorëve.
“Banorët e zonave të Shkozetit, Ish-Kënetës dhe Porto-Romanos po hasen me vështirësi për shkak të pranisë së ujërave të zeza që janë burim infeksionesh, por edhe ndotës së mjedisit, dhe sjellin rrezik e vështirësi në jetën e banorëve. Sa herë që bie shi banorët e këtyre zonave, përveç erës së rëndë të kanalit, përballen edhe me praninë e ujit në shtëpitë e tyre”,- shkruan Dhima ndër të tjera në një postim në Facebook.
Postimi i plotë
Banorët e Shkozetit, Ish-Kënetës dhe Porto-Romanos të rrethuar nga ujërat e ndotura ndërsa Bashkia Durrës hesht.
1200 metër linearë kanalizim që shtrihet në rrugët “Gjelbërimi” dhe “Azem Hajdari” u premtua nga Bashkia, por asgjë nuk është bërë.
Banorët e zonave të Shkozetit, Ish-Kënetës dhe Porto-Romanos po hasen me vështirësi për shkak të pranisë së ujërave të zeza që janë burim infeksionesh, por edhe ndotës së mjedisit, dhe sjellin rrezik e vështirësi në jetën e banorëve.
Sa herë që bie shi banorët e këtyre zonave, përveç erës së rëndë të kanalit, përballen edhe me praninë e ujit në shtëpitë e tyre.
Në zonën e Ish-Kënetës në kohë shiu kanali i ujërave të përdorura fryhet dhe përfundon në oborret e banesave.
Askush nga Bashkia nuk reagon ndaj protestave të vazhdueshme të banorëve. Nuk ka asnjë reagim apo veprim.
Stina e shirave po afron dhe banorët do përballen edhe me më shumë vështirësi.
Para pak ditësh teksa kryeministri në largim vazhdoi me propagandën e tij 3D nga Porto Romano për rehabilitimin e mbetjeve, ato janë një shqetësim i madh për banorët. Kamera e rilindjes tregon vetëm projektet në 3D por gjendja aktuale është katastrofike dhe e rrezikshme për banorët.
Më 2️⃣5️⃣ prill sekti mashtrues i rilindjes do largohet dhe Durrësi do i kthehet banorëve.